Mediat e huaja raportojnë për tre terroristët e Banjskës që u dënuan dje

Dje, Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar tre serbë për sulmin terrorist në Banjskë, të ndodhur në shtator të vitit 2023.

Në një artikull të publikuar, “Reuters” shkruan:

“Një gjykatë në Prishtinë, të premten, dënoi tre burra për akuza terrorizmi lidhur me një sulm në vitin 2023 në veri të Kosovës, kur persona të armatosur serbë sulmuan një fshat dhe u përleshën me policinë në një shkëmbim zjarri që la të vrarë katër persona, përfshirë një polic. Gjykata dënoi Blagoje Spasojević dhe Vladimir Tolić me burgim të përjetshëm, ndërsa Dušan Maksimović me 30 vjet burg”.

“The Washington Post” thekson se edhe lideri i grupit, Milan Radoiçiq, ndodhet ende i lirë.

“Ndër ata që ende janë në arrati është edhe lideri i grupit, Milan Radoičić, një politikan dhe biznesmen i pasur me lidhje me partinë populiste në pushtet në Serbi dhe me presidentin Aleksandar Vučić. Serbia e ndaloi përkohësisht Radoičićin pas të shtënave, duke e akuzuar për komplot kriminal dhe posedim të paligjshëm të armëve. Megjithatë, ai nuk është nxjerrë në gjyq pavarësisht presionit nga zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Ai është vendosur nën sanksione nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar për aktivitete të dyshuara kriminale financiare”, thuhet në artikull.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit