Çështja e presidentit, VV i jep shans opozitës deri nesër: Koha është e kufizuar

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka deklaruar se po ndërmerr edhe një lëvizje tjetër në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për çështjen e Presidentit, duke sfiduar opozitën me kërkesën e re për tre emra për këtë post, por me disa kritere të përcaktuara.

“Këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike”, tha Vetëvendosja.

Përveç këtyre kritereve për kandidatët, Vetëvendosje ka caktuar edhe afatin deri kur pret përgjigjen nga dy partitë më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK.

“Koha është e kufizuar. Për shkak të afateve kushtetuese, presim përgjigje nga subjektet opozitare deri të dielën në mbrëmje.”, tha partia.


Kjo lëvizje e partisë së Kurtit ka ardhur pasi mbrëmë është mbajtur mbledhja e Kryesisë, ku është thënë se janë diskutuar zhvillimet politike si dhe “veprimet e qëndrimet e nevojshme në shërbim të interesit publik e shtetëror dhe të mirës së përgjithshme e të përbashkët”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit