Stresi dhe ushqimi i vonë në mbrëmje lidhen me probleme të tretjes

Dihet prej kohësh që stresi kronik mund të prishë funksionin e zorrëve, duke shkaktuar diarre ose kapsllëk. Por një studim i prezantuar në Digestive Disease Week tregon se ngrënia vonë gjatë natës i përkeqëson edhe më shumë këto efekte, ka raportuar MedicalXPress.

“Nuk ka rëndësi vetëm çka ha, por edhe kur e ha. Dhe kur jemi nën stres, koha e ngrënies mund të japë një ‘goditje të dyfishtë’ për shëndetin e zorrëve”, ka thënë autorja kryesore e studimit Harika Dadigiri.

Studiuesit kanë analizuar të dhëna nga mbi 11,000 persona për të parë lidhjen mes stresit, ngrënies natën dhe problemeve me zorrët.

Rezultatet kanë treguar se personat me stres të lartë, që konsumonin më shumë se 25 për qind të kalorive pas orës 21:00, kishin 1.7 herë më shumë gjasa të përjetonin kapsllëk ose diarre.

Në një tjetër analizë me mbi 4,000 persona, ata që kishin edhe stres të lartë edhe zakon të hanin vonë, kishin 2.5 herë më shumë gjasa të raportonin probleme me tretjen.

Këta persona kishin gjithashtu diversitet më të ulët të mikrobiomës së zorrëve, baktereve të dobishme që ndihmojnë tretjen dhe shëndetin e përgjithshëm.

Shkencëtarët mendojnë se kjo lidhet me boshtin zorrë-tru, një sistem komunikimi mes trurit dhe zorrëve që ndikohet nga nervat, hormonet dhe bakteret në trup.

Kur stresi dhe ngrënia e vonshme kombinohen, efekti negativ mund të jetë më i madh.

Studimi nuk provon shkak të drejtpërdrejtë, por tregon një lidhje të fortë mes këtyre faktorëve.

Ai gjithashtu nxjerr në pah rëndësinë e “krononutricionit”, ideja që orari i ngrënies ndikon në mënyrën se si trupi përpunon ushqimin.

“Nuk jam ‘policia e akullores’. Të gjithë duhet ta hanë akulloren, ndoshta më mirë pak më herët gjatë ditës. Zakone të vogla dhe të qëndrueshme, si një orar i rregullt i vakteve, mund të ndihmojnë në përmirësimin e tretjes me kalimin e kohës”, ka shtuar Dadigiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit