“16 pyetje që tronditin heshtjen” – Faton Ramadani sfidon publikisht ish deputetin e PDK-së, Fadil Demakun

Një reagim i fortë publik ka ardhur nga Faton Ramadani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur një sërë pyetjesh të drejtpërdrejta ndaj Fadil Demaku, lidhur me rastin e njohur “Kiqina–Ramadani”.

Duke iu referuar një shkrese të dërguar nga avokati i Demakut, ku thuhet se ka pasur hetim dhe gjykim dhe se ai nuk ka qenë pjesë e grupit, Ramadani vë në dyshim këtë qëndrim, duke e krahasuar me një formulim të ngjashëm të përdorur më herët nga Fadil Syleviqi.

Në reagimin e tij, Ramadani shtron gjithsej 16 pyetje që prekin drejtpërdrejt shumë aspekte të hetimeve, dëshmive dhe vendimeve gjyqësore të këtij rasti, duke përfshirë emra si Kimete Krasniqi, Hamz Hajra, Skënder Halilaj dhe Muharrem Xhemajli.

Ai kërkon sqarime për lidhjet e mundshme mes personave të përfshirë, ndikimin e mundshëm të strukturave të shërbimeve informative, si dhe për arsyet pse, sipas tij, disa persona janë dënuar ndërsa të tjerë nuk janë përballur me drejtësinë.

Në postimin e tij, ai thekson:
“Këto janë vetëm disa pyetje që kërkojnë përgjigje, sidomos duke pasur parasysh se në shkresën e avokatit tuaj thuhet se ka pasur hetim dhe gjykim dhe se ti s’ke të bësh me grupin – një formulim i njëjtë me atë që ishte përdorur edhe më parë.”

Reagimi i Ramadanit vjen në një kohë kur rasti “Kiqina–Ramadani” vazhdon të mbetet një nga çështjet më të debatueshme, me shumë pikëpyetje që, sipas tij, ende nuk kanë marrë përgjigje.

Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë reagim publik nga Fadil Demaku lidhur me këto akuza dhe pyetje të ngritura.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit