Një nga anëtarët e ekipit mbrojtës të presidentit Thaçi, Lirim Greiçevci, ka informuar opinionin publik se sot ka takuar presidentin Thaçi dhe e ka njoftuar për urimet e shumta të qytetarëve të Kosovës për ditëlindjen e tij.
Sipas tij, presidenti Thaçi është shumë mirënjohës ndaj secilit qytetar të Kosovës dhe mezi pret t’i falënderojë personalisht për gjithë mbështetjen që kanë treguar përgjatë këtyre viteve të rënda.
Postimi i plotë i Lirim Greiçevcit:
Një nga përparësitë që kam si anëtar i ekipit mbrojtës të presidentit Hashim Thaçi është se kam mundësi të komunikoj drejtpërdrejt me të.
Sot pata privilegjin t’ia uroj ditëlindjen personalisht. Më e rëndësishmja, e informova për mijëra e mijëra urime për ditëlindjen e tij që kam parë në rrjetet sociale, ku qytetarët shprehin dëshirën që kjo të jetë ditëlindja e tij e fundit në ambientet e paraburgimit në Hagë.
Presidenti Thaçi është shumë mirënjohës ndaj secilit qytetar të Kosovës dhe mezi pret t’i falënderojë personalisht për gjithë mbështetjen që kanë treguar përgjatë këtyre viteve të rënda.
Këtë postim po e shoqëroj me një foto nga pritja me nderime ushtarake që iu bë presidentit Thaçi në akademinë prestigjioze ushtarake britanike “Sandhurst”, në ditëlindjen e tij, më 24 prill 2017.









