Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shkruar për vizitën që ambasadori amerikan në NATO, Mathew Whitaker, ka zhvilluar në Tiranë.
Ambasada, thekson se, Whitaker, ka përcjellë mesazhin e ‘’fortë’’ të presidentit amerikan, Donald Trump, mbi ”zhvendosjen e barrës së mbrojtjes së NATO’s’’.
Në postim thuhet edhe se, Shqipëria ka qenë aleate e palëkundur e NATO’s, një liderë rajonale në sigurinë kibernetike, dhe, në anëtare themeluese e Bordit të Paqes.
‘’Ambasadori i Shteteve te Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, vizitoi sot Shqipërinë, duke përcjellë mesazhin e fortë të Presidentit Trump mbi zhvendosjen e barrës së mbrojtjes së NATO-s në takimet me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi dhe Ministrin e Financave Petrit Malaj. Shqipëria ka qenë një aleate e palëkundur e NATO-s, një lidere rajonale në sigurinë kibernetike dhe një anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Ne mund të bëjmë edhe më shumë me zbatimin e plotë nga Shqipëria të angazhimit prej 5% të PBB-së për Shpenzimet e Mbrojtjes sipas Konventës së Hagës’’, thuhet në postim.









