Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë, Kosova të pret

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza e ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij.


Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Hamza theksoi mungesën e Thaçit në Kosovë.

Ai shtoi se Kosova dhe PDK e pret atë në atdhe.

“Edhe një ditëlindje larg Kosovës. E gjashta me radhë, President. Jo si zgjedhje, por si një padrejtësi që ka zgjatur shumë. Megjithatë, ka diçka që nuk është zbehur e as lëkundur asnjë ditë: qëndrueshmëria jote dhe besimi e krenaria jonë. Na ke munguar shumë. Tani është koha të ritakohemi dhe të festojmë në atdhe. Kosova të pret. Ne të presim. Urime ditëlindjen, President!”, ka shkruar Hamza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit