Gazeta Sinjali raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në Gjakovë, në rrugën “Pjetër Bogdani”, në afërsi të shkollës “Mehmet Akif”, ku një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran.
Viktimë e këtij rasti është Lendrit Fetahaj, nga fshati Skivjan i Gjakovës.
I ndjeri kishte qenë edhe futbollist i klubit Gjakova.
Klubi ka reaguar duke shprehur ngushëllime për familjen, pas lajmit për vdekjen e lojtarit të tyre, duke e cilësuar humbjen si të dhimbshme.










