Gani Geci, ka reaguar ashpër edhe njëherë tjetër në lidhje me reagimet ndaj deklaratës të nipit të tij në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një reagimi të ashpër në Facebook. Geci ka thënë se “të gjithë” janë bërë bashkë kundër familjes Geci.
Në reagimin e tij ai nuk ka kursyer as ofendimet ndaj ish-presidentit Thaçi, ndërsa ka përfshirë të gjithë ata që kanë reaguar pa dallim partiak.
“Reagim kundër të gjith atyre që u bashkun kundër nji familje. Bëhuni bashkë, kapuni dore për dore të gjithë: Albini, Hashimi, Glauku, Karcelli maca e kuca krejt LVV-ja e PDK-ja. Shkoni, birësohuni te Haxhi Polari, krejt një nga një; bëhuni bashkë krejt komunistët prej Prishtine deri në Rusi.se une kam thënë qysh para shumë vitësh dhe po e përsëris prapë se ju, LVV, jeni pjellë e PDK-së me emrin LVV. Shkoni hyni edhe në Prapanicë Hashim Thaçit bile bash mirë po bani qe po baheni bashkë kunder neshë. Ju keni veç llafe, se me qenë ju burra e deputet të fort e me dinjitet e me qenë ju dikushi, e kishit zhbërë Gjykatën Speciale, po jeni veç rrenacakë, asgjë më shumë. Shumë shpejt do ta kuptojë i gjithë populli i Kosovës se ju të dy palët jeni pjellë e OMLK-së”.
“Merreni me vete edhe ata që deshën me nda Kosovën merrni me vete edhe ata që shkive ua keni dhënë Zajednicën; hajdeni edhe ju që shkieve ia keni shtuar samoupravlanjen .
Të gjithë bëhuni bashkë, se neve mundeni veç me na e flladit pak”, thuhet në reagimin e tij.
Dy ditë më parë, Fatos Geci kishte thënë se Thaçin do ta përcjellte fati i Naim Murselit, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.
Xhaxhai i tij, Ganiu, në një paraqitje televizive dje kishte thënë se një deputet i VV-së fshihej pas fjalimit të Fatosit.









