E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Gjakovë

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën “Pjetër Bogdani”, në afërsi të shkollës “Mehmet Akif”, ku një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, derisa viktima po punonte në terren.

Krahu i kranit që po barte materiale dyshohet se e ka goditur atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.


Burime të Gazetës bëjnë të ditur se viktima është Lendrit Fetahaj, nga fshati Skivjan i Gjakovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia e Kosovës dhe inspektorati i punës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti tragjik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit