Modelja dhe prezantuesja e radios nga Argjentina, Araseli Torado, arriti të bëjë atë që rrallë kujt i del, të transformojë plotësisht karrierën e saj pas një skandali të rëndë që mbushi faqet e mediave botërore.
Edhe pse u bë e njohur për publikun si e dashura e tenistit të famshëm David Nalbandian, dikur numri tre në botë, sot ajo është një nga figurat më me ndikim në rrjetet sociale.
Kujtojmë se lidhja e tyre, e cila nisi në fillim të vitit 2023, përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.
Araseli paraqiti padi kundër ish-sportistit për shqetësim dhe përndjekje, me pretendime tronditëse se Nalbandian kishte vendosur një kamerë të fshehtë në banesën e saj për ta mbikëqyrur dhe për ta filmuar fshehurazi në momentet më intime.
Megjithatë, Torado arriti të ngrihet pas këtij skandali. Sot, atë e ndjekin qindra mijëra njerëz në rrjetet sociale dhe ajo çdo ditë dëshmon pse konsiderohet një “ikonë stili”.
Araseli Torado është distancuar plotësisht nga drama dhe është fokusuar te karriera e saj.
Profilet e saj në rrjetet sociale janë kthyer në një vitrinë estetike, me veshje të përzgjedhura me kujdes, paraqitje të guximshme mode dhe një stil elegant që tërheq vëmendjen.
Ajo nuk është më vetëm “ish-e dashura e një tenisti të famshëm”, por një vajzë nga qyteti i Rosario që po ndërton rrugën e saj dhe identitetin e vet profesional.









