Ish-përkrahësi i VV-së, për Hashim Thaçin:“Kape, baco, shtetin. Ktheje në binarë, se jemi ka humbim drejtimin”

Ish-përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albert Shabani, ka reaguar me tone kritike ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke i bërë thirrje institucioneve për reflektim dhe veprim konkret.

Në një deklarim publik, Shabani është shprehur se do të ishte i gatshëm për pritje simbolike të Hashim Thaçit, por njëkohësisht ka theksuar nevojën për përgjegjësi dhe ndryshim të kursit qeverisës.

“Kemi me ta shtru tepihun e kuq prej aeroportit deri te objekti i Qeverisë”, ka deklaruar ai, duke shtuar se para kësaj do të dëshironte një qasje më të drejtpërdrejtë dhe kritike ndaj udhëheqjes.
Ai ka përdorur edhe një gjuhë metaforike për të shprehur pakënaqësinë e tij:

“Bablok, nisja prej meje… pastaj vazhdo te Qeveria, te Kuvendi… e mos u ndal, se ka punë boll, edhe do që i ke në partinë tane!”
Sipas Shabanit, vendi po përballet me një humbje drejtimi dhe ka nevojë për ndërhyrje urgjente nga udhëheqësit shtetërorë.

“Kape, baco, shtetin. Ktheje në binarë, se jemi ka humbim drejtimin”, ka theksuar ai, duke paralajmëruar për rrezikun e devijimit të kursit shtetëror.
Në reagimin e tij, ai ka bërë edhe krahasime me vende të tjera, duke shprehur shqetësimin për mungesë qartësie në drejtimin politik të vendit:

“Po bëhemi si Azerbajxhani a Qipro, as vetë s’po dimë kah po shkojmë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit