Nexhmedin Spahiu ngre pikëpyetje për financat e Kurtit: Si i shpenzoi mbi gjysmë milioni euro?

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka ngritur dilema lidhur me mënyrën e menaxhimit të të ardhurave të kryeministrit Albin Kurti gjatë viteve të tij në politikë.

Spahiu tha se Kurti, gjatë kohës sa ka qenë deputet dhe kryeministër, ka përfituar mbi gjysmë milioni euro nga buxheti i Kosovës, ndërsa shtoi se edhe bashkëshortja e tij ka pasur të ardhura të konsiderueshme në shtetin ku punon.

Duke folur për stilin e jetesës së Kurtit, Spahiu theksoi se ai nuk njihet si person që shpenzon në alkool apo bixhoz, duke përmendur se nuk pi raki, nuk luan bixhoz dhe nuk është i njohur si duhanpirës.

Në këtë kontekst, ai ngriti pyetje publike për mënyrën se si janë menaxhuar këto të ardhura, duke përmendur edhe faktin se Kurti paguan një qira relativisht të ulët dhe, sipas tij, nuk rezulton të ketë investime të mëdha si blerja e një shtëpie apo veture.

Spahiu vlerësoi se këto çështje meritojnë sqarim, duke shtuar se transparenca në menaxhimin e financave personale është e rëndësishme, sidomos për një udhëheqës shtetëror që menaxhon buxhetin e vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit