Haxhiu e nis seancën për ofendimet e deputetit Geci, ja çfarë tha për deklaratat e tij skandaloze

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, në seancën plenare, ka komentuar ofendimet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci për ish-krerët e UÇK’së dhe Vlora Çitakut.

“Në seancën e kaluar kam ndërhyrë ndaj fjalës së deputetit Geci, sepse ajo deklaratë ishte e rëndë, ishte përçarësë dhe e papranueshme, dua të ritheksoj se Kreret e UÇK’së po mbahen padrejtësisht në Hagë, dhe uroj që vendimi i gjykatës do ta korrrigjojë padrejtësinë e madhe të Prokurorisë së Specializuar, si kryetare e kuvendit e dënoj pa asnjë mëdyshje këtë gjuhë dhe e bëjë të qartë se nuk do të lejojë që foltorja e kuvendit të përdoret për sulme të tilla. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë për liri ishte e pastër dhe e shejtë çdo tentim për ta zbehur dhe për ta njollosur është i papranueshëm nga kushdo që bëhet. Së dyti dje është bërë publike gjuha seksiste kundrejt nënkryetares të Kuvendit, Vlora Çitakut, kuvendi nuk është dhe nuk do të bëhet arenë për sulme gjinore, asnjëherë nuk do të heshtë përball kësaj gjuhe nuk do të lejojë që ajo të normalizohet në kuvend”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit