Videoja e “fundosi” – Donat Saraçi kapet me armë të gjatë në Vushtrri

Një video-incizim ka çuar në zbulimin e një rasti të armëmbajtjes pa leje në Vushtrri.

Sipas informacioneve, rasti është zbuluar më 22 prill 2026, pasi një zyrtar i IPK-së, gjatë intervistimit të një personi tjetër, ka hasur në një video ku shihej një armë me tyte të gjatë, e cila më pas është pranuar se i përkiste Donat Saraçit, 25-vjeçar.

Pas kësaj, njësitë hetimore së bashku me krimteknikën kanë ndërmarrë veprime në fshatin Bivolak, në rrugën “Imer Saraçi”, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë tytegjatë të llojit Sarsilmaz.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Vushtrri për procedim të mëtejmë dhe është intervistuar nga hetuesit.


Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit