Trump s’i ka kthyer Ramës përgjigje për kërkesën që i bëri për të ndërhyrë për Thaçin në Hagë: Ma ha mendja është i zënë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini, se i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump, të ndërhyjë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Rama tha se këtë kërkesë e bëri, kur ishte me presidentin Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i kërkoi diçka që ka të bëjë me gjykatën e drejtësisë.

“Ishte mbështetur mbi një raport fantazish nga rusët, nga Vladimir Putin që mbështeste një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krime lufte dhe trafik organesh.


Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë proces fantazish kundër udhëheqësve dhe e burgosën pa një akuzë zyrtare.

Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër. Nuk kishte ndodhur asnjë trafik i organeve njerëzore dhe akuzohen që kanë udhëhequr luftën kundër pushtuesve dhe kanë bashkëpunuar me NATO-n. I thashë Trump që duhet të ndërhyjë, por ka qenë shumë i zënë ma ha mendja”, tha Rama.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit