Policia e Kosovës godet kontrabandën në Hodonovc të Kamenicës – sekuestrohen pjesë për traktorë mbi 5 mijë euro

Policia e Kosovës ka ndaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në fshatin Hodonovc, në kuadër të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”.

Sipas njoftimit, njësitet e Policisë Kufitare, pas sigurimit të informatave operative dhe vëzhgimit përmes mjeteve teknike, kanë identifikuar aktivitet të dyshimtë në terren dhe kanë reaguar menjëherë.

Si rezultat, është ndaluar një traktor që dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës.


Mjeti është ndalur në Hodonovc, ndërsa si i dyshuar është intervistuar drejtuesi i tij, një person me inicialet L.H. (1968).

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar mallra të dyshuara si të kontrabanduara, konkretisht pjesë për mjete bujqësore në vlerë mbi 5 mijë euro.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin kompetent, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të Policisë Kufitare.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në vend.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit