Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër pas deklaratës së deputetit të Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Fatos Geci, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.
Përmes një fotografie me Thaçin të publikuar në profilin e tij, Klinaku ka akuzuar rëndë ata që e ofendojnë ish-presidentin.
“Ai që e ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari”, ka deklaruar ai.









