30 ditë paraburgim për vëllain e Faruk Mujkës dhe të tjerëve

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Fahredin Mujkës dhe 18 të tjerëve të dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas aktvendimit, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale të paraparë me nenin 294, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Masa e paraburgimit për ta ka hyrë në fuqi më 18 prill 2026 dhe do të zgjasë deri më 18 maj 2026.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 19 të pandehurve, të dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Vendimi është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marigona Lajqi, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Sipas aktvendimit, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale të paraparë me nenin 294, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Masa e paraburgimit për ta ka hyrë në fuqi më 18 prill 2026 dhe do të zgjasë deri më 18 maj 2026. Të pandehurit janë identifikuar me inicialet: A.B., D.S., N.M., B.M., R.S., A.I., B.I., B.S., F.M., M.S., B.B., A.R., A.M., N.H., D.M., A.M., Sh.A., Xh.S. dhe F.D”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Fahredin Mujka u kap të premtën në një operacion masiv të autoriteteve ligjzbatuese kundër bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale në rajonin e Mitrovicës.

55-vjeçari dyshohet se ka operuar si organizator i bixhozit ilegal në Mitrovicë.

Në atë aksion, Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 170 mijë euro para të gatshme gjatë bastisjeve të zhvilluara në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë dhe Istog.

Përveç shumës së konsiderueshme të parave, policia ka sekuestruar edhe 5 vetura, telefona celularë, pajisje të tjera dhe 2 armë zjarri.

Disa nga të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë ushtrimit të veprimtarisë ilegale.

Operacioni është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ndërsa janë kontrolluar gjithsej 22 lokacione, përfshirë lokale dhe banesa.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit