Kurti sulmon opozitën: U tregova bujar, por ata e kanë problemin me popullin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ashpërsuar qëndrimin ndaj partive opozitare pas dështimit të negociatave për arritjen e një marrëveshjeje rreth zgjedhjes së presidentit të ri.

Ai deklaroi se nga ana e tij kishte treguar “bujari” në ofertat e bëra, por se ato nuk janë pranuar nga opozita.

Kurti theksoi se vetëm 30 orë para skadimit të afatit kishte propozuar emrin e Glauk Konjufca për president, ndërsa vetëm tri orë para përfundimit të afatit kishte dalë me një kandidat të dytë, deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.


Më tej, Kurti u shpreh se opozita nuk e ka problemin me të personalisht, por me popullin që i dha mbështetje të madhe partisë së tij. Ai rikujtoi se qytetarët kanë votuar Lëvizja Vetëvendosje me 51.1%, duke shtuar se kundërshtimet e opozitës lidhen me këtë realitet.

Sipas tij, partitë opozitare duhet të reflektojnë për rënien e tyre në zgjedhje, duke përmendur se dy nga partitë tradicionale të vendit kanë përfunduar me 22 dhe 15 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ai kritikoi mungesën e analizës së situatës dhe refuzimin për të pranuar vullnetin e qytetarëve.

Kurti përmendi gjithashtu se një vit më parë opozita kishte kundërshtuar për muaj të tërë emrin e Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, ndërsa sot ajo mban këtë post dhe ushtron edhe detyrën e ushtrueses së presidentes.


Në kuadër të ofertave për arritjen e një marrëveshjeje, Kurti tha se Lidhja Demokratike e Kosovës i ishte ofruar posti i zëvendëskryeministrit për kreun e saj, Lumir Abdixhiku, si dhe katër ministri. Ai shtoi se një tjetër opsion i diskutuar ishte edhe një rrokadë në Kryesinë e Kuvendit.

Nga ana tjetër, LDK kishte bërë të ditur se nuk mund të mbështeste një president që vjen nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje dhe se nuk kishte hyrë në negociata për ndarje postesh qeveritare.


Pas takimit me Kurtin, Abdixhiku kishte deklaruar se, pavarësisht përpjekjeve për konsensus dhe gatishmërisë për një kandidat të përbashkët, insistimi për një president nga Vetëvendosje e bën të pamundur mbështetjen e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit