Ndahet nga jeta papritmas asambleistja Yllka Fejzullahu

Ka ndërruar jetë papritmas ish-drejtoresha e Arsimit në Shtime dhe asambleistja aktuale, Yllka Fejzullahu.


Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

“Lajm tronditës, fort i trishtë e pikëllues, humbja e parakohshme e drejtoreshës Yllka Fejzullahu
Bashkaktivistja e ditëve të para të lëvizjes, mikja jonë e shquar, asambleistja jonë e parë në kuvend komunal, Kryetarja e GVV-së, vajza shembullore e urtë, punëtore e intelektuale, na la duke na shkaktuar humbje të madhe.
Yllka ishte drejtoreshë e spikatur e arsimit, që me punën e kontributin e saj ishte frymëzim për çdo të re në komunën tonë, e cila i dha kahje reformës arsimore në Shtime.
Ajo ishte e pakompromis ndaj parimeve dhe tërë jetën e kaloi me integritet të lartë e dinjitet të dalluar njerëzor, intelektual e kulturor. Si pinjolle e një familjeje me themel intelektual e kombëtar, në kulmin e karrierës së saj, pas një sëmundjeje të shkurtër, parakohshëm e në ditët e saj më të mira, na la duke na pikëlluar fort neve bashkaktivistëve të saj, por edhe të gjithë qytetarëve të Shtimes e më gjerë.
Vajza e hekurt, aktivistja shembullore, drejtoreshja e spikatur e arsimit në komunën tonë, do të mbahet mend gjatë mes nesh për vlerat që përçoi ndër vite, por edhe për kontributin e saj institucional, politik, arsimor e kulturor.
Yllka, do na mungosh shumë mikja jonë. U prehsh në paqe dhe shpirti yt i bardhë e i dëlirë u bëftë dritë”, shkruan kryetari në njoftim

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit