BE sjell rregulla të reja: Nga 2027 përdoruesit do të ndërrojnë vetë baterinë e telefonit

Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të re rregullash që ndryshon mënyrën e prodhimit të telefonave inteligjentë në tregun evropian.

Rregulloret e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi gradualisht nga qershori 2025 deri në shkurt 2027, janë të fokusuara te qëndrueshmëria dhe lehtësimi i riparimit të pajisjeve.

Sipas tyre, kompanitë do të obligohen të sigurojnë pjesë këmbimi për një periudhë të caktuar dhe të mos kufizojnë riparimet nga servisët e pavarur.

Po ashtu, nga viti 2027 telefonat duhet të dizajnohen në mënyrë që përdoruesit të mund ta ndërrojnë vetë baterinë në shtëpi me mjete të thjeshta.

Qëllimi i këtyre masave është zgjatja e jetëgjatësisë së pajisjeve dhe reduktimi i mbetjeve elektronike, duke ndikuar drejtpërdrejt në dizajnin e telefonave të ardhshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit