Babë e bir në fushë me skuadrën e parë, Al Nassr gati të bëjë realitet ëndrrën e madhe të Kristiano Ronaldos

Klubi saudit Al Nassr po konsideron seriozisht mundësinë e promovimit të Kristiano Ronaldo Zhunior në skuadrën e parë për sezonin e ardhshëm. Një vendim i tillë do të hapte rrugën për një moment të rrallë në futbollin ndërkombëtar, ku një lojtar 15-vjeçar, i cili mbush 16 vjeç në qershor, mund të luajë në të njëjtin ekip me të atin, Kristiano Ronaldon.

Sipas raportimeve të publikuara nga portali “alweeam.com”, drejtuesit e klubit nga Riadi pritet të marrin një vendim përfundimtar në përfundim të sezonit aktual. Ky vendim do të bazohet edhe në një vlerësim teknik të aftësive të Kristiano Jr, për të përcaktuar nëse ai është i gatshëm të kontribuojë në projektin sportiv të skuadrës.

Kristiano Ronaldo, i cili vijon të jetë nën kontratë me Al Nassr edhe për një vit tjetër, mbetet i fokusuar në objektivin për të fituar titullin kampion. Në këtë kontekst, promovimi i djalit të tij në futbollin profesionist shihet jo vetëm si një lëvizje sportive, por edhe si një strategji me ndikim të madh mediatik dhe marketingu.

Nëse realizohet, ky hap do të konsiderohej i paprecedentë në historinë e futbollit global, duke bashkuar në fushë një baba dhe djalë në nivele elitare.

Sipas burimeve, Al Nassr synon të maksimizojë potencialin sportiv dhe ndikimin publik të familjes Ronaldo. Njëkohësisht, kjo lëvizje mund të përmbushë edhe dëshirën e yllit portugez për t’i kaluar simbolikisht “stafetën” në fushën e lojës të birit, përpara tërheqjes së tij përfundimtare nga futbolli aktiv.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit