Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Imer Ameti, nga Tetova, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gradec të Vrapçishtës, në Maqedonia e Veriut.
Sipas raportimeve, Ameti vdiq gjatë angazhimit në një objekt ndërtimi, i cili raportohet se u godit fatalisht nga rrëzimi i një krani.
Përkundër përpjekjeve, plagët e marra rezultuan të papërballueshme për të.









