Qeveria ka mbajtur mbrëmjen e së martës mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një vendim.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se ka miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit ratifikimin e tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Sipas një njoftimit të propozuarit janë: Driton Vela në fushën e shkencave mjekësore, Florim Gallopeni në shkencat humane dhe Shkurtë Bajgora nga radhët e studentëve.
Në njoftim thuhet se mandati i tyre do të fillojë vetëm pas përfundimit të mandatit të anëtarëve aktualë të Këshillit për fushat përkatëse.









