Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Luginën e Preshevës 

Sot, u bë publike nga vetë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc, dhe përshëndesim inciativën konkrete për hapjen e kësaj Konsullate të Shqipërisë në Bujanoc. 

Shpresoj se Shqipëria, do të vazhdon jo vetëm në zbatimin dhe finalizimin e këtij projekti në hapjen e Konsullatës, por do të vazhdoj të kryej obligimin Moral, Kombëtar e Kushtetues të afroj mbështetje,angazhim e përkushtim duke investuar në projekte tjera për shqiptarët e kësaj Krahine. 

Shqipëria kërkohet të jetë më pranë jo vetëm në mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive, por edhe në kultivimin e identitetit, dinjitetit shqiptar jashtë kufijve, prandaj është dhe duhet të jetë detyrë Kombëtare që Udhëheqë Shteti Amë. 

Forcimi i pranisë diplomatike të Shqipërisë në këtë Rajon, është një hap strategjik, pasi shqiptarët janë më të diskriminuarit në të gjithë Europën. 

Mbi të gjithë nuk e ka të zgjidhur statusin politik e juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, përmesë mjeteve politike e demokratike nën prezencën dhe monitorimin ndërkombëtarë duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive. 

Pas hapjes së vonuar të kësaj konsullate shqiptare në Bujanoc, uroj që Parlamenti i Shqipërisë për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të dënoj diskriminimin, si spastrim etnik-pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi. 

Por edhe të ndërtoj një qëndrim të artikuluar-duke ndërtuar dhe mbajtur qëndrim të drejt, objektiv një qëndrim institucional të Republikës së Shqipërisë, mbi Referendumin e 1-2 mars 1992, për sakrificën në kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, dhe marrëveshjen e Konçulit. 

Na mban shpresa se nuk do të jetë investimi i vetëm i Tiranës zyrtare në këtë Krahinë, por do të presim investime, konkrete në mbështetje dhe veprime për hapjen edhe të një zyre ndërlidhëse edhe në Tiranë, që është më se e domodoshme.

Po ashtu Parlamenti i Shqipërisë , për shqiptarët  Etnik-Autokton, në Serbi, do të ndihmonte ngritjen e kësaj teme, debatin parlamentar përmesë caktimit të një pike të posaqme të rendit të punës mbi pasivizimin e adresave, mos përfaqësim proporcional në nivelin lokal dhe qendror të Serbisë. 

Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Rajonin e Luginës së Preshëvës, dhe gjithë shqiptarët në Serbi. 

Është ndihmes ndër shumë sfida,  të mbijetesës në ruajtjen e substancës, në mbrojtje të sakrificës dhe kontributin e luftës së armatosur si përballje e ballafaqime të së ardhmes, ngritja, në nivelin më të lartë të ndërkombëtarizimit  të kësaj çështje. 

Hapja e kësaj Konsullate nuk duhet të jetë simbolike, e  trajtohet si përmbyllje e një procesi, por si fillim i një qasjeje të re strategjike. 

Prania diplomatike, në vetvete, nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me politika të qarta, afatgjata dhe të koordinuara për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbia.

Është reflektim se Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e bredshme e Serbisë, dhe se vërtet Shqipëria përkrah dhe bashkë do të jemi një zë i artikuluar. 

Nga Shqipëria, edhe më tej presim, të investojn në kulturë, në ruajtjen e trashigimis kulturo-historike, në informim,në sport, në arsim veçmas në shkollimin e kuadrove universitare. 

Përtej kësaj edhe të avokojn dhe lobojn në instanca e makanizma më të larta të BE-së dhe OKB-ës. 

FRYMA  SHQIPTARE pikërisht mbrohet më së miri në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. 

*Vështrim nga publicisti dhe veprimtari Refik Hasani, i cili vazhdimisht ka kërkuar dhe paraqitur domosdoshmërin, se Shqipëria, do të duhej të hap konsullatë në Luginën e Preshevës, menjëherë pas arritje së paqes në nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, të arritur më 20 maj 2001.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit