Ish-kandidati i PDK-së për deputet Genc Prevlukaj ka reaguar pas deklaratës së deputetit të VV-së, Fatos Gecit.
“Nëse z.Kurti nuk distancohet prerazi dhe ky deputet nuk përjashtohet nga grupi parlamentar i partisë, atëherë qëndrimi i z.Geci duhet të kuptohet si qëndrim i vetë Kurtit dhe Vetëvendosjës.
Asnjë intepretim tjetër nuk mund të jetë valid. Deklarata pasqyron një klimë të poshtër ndaj vlerave kombëtare dhe nuk është hera e parë që manifestohet tek eksponentë shumë të afërt me Kurtin.
Më pas, në rast se deputeti nuk penalizohet nga bashkësia e tij politike, deklarata nuk mund të intepretohet më në kuadër të përgjegjësisë individuale por kalon në rrafshin kolektiv.”, shkroi Prevlukaj.









