Kurti takohet me ambasadorin amerikan të NATO’s, i flet për armatosjen e Serbisë nga Rusia dhe Kina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një njoftimi për media, ku thuhet se Kurti falënderoi Whitaker për trajnimet dhe edukimin e pjesëtarëve të FSK’së, si dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse.

“Kryeministri Kurti vlerësoi se prania e NATO-s në Republikën e Kosovës, dhe veçmas ajo e Shteteve të Bashkuara, mbetet kruciale për paqen dhe sigurinë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon. Ai theksoi se përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte kontribut i rëndësishëm dhe do të shërbente si garantues afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Tutje thuhet se Kurti, përveç tjerash, e ngriti si shqetësim para Whitaker armatosjen e Serbisë nga Rusia dhe Kina.

“Duke folur për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, kryeministri tha se ajo mbetet e brishtë për shkak se Serbia, e mbështetur nga Rusia dhe Kina, vazhdon të ndjekë politikë hegjemoniste rajonale. Ai foli edhe për armatosjen e fqinjit verior, me theks blerjet e fundit nga Rusia dhe Kina, si kërcënime për stabilitetin afatgjatë rajonal dhe fqinjësinë e mirë në Ballkan. Në këtë kontekst, kryeministri përmendi bazat e përparme operacionale të Serbisë përreth kufirit me Republikën e Kosovës”, përmbyllet njoftimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit