Zoran Batroviqi përmend një këngëtare: Kur shkoj në Prishtinë më ndalin në rrugë… 

Gjeneratat e vjetra dhe të mesme flasin me krenari për gjeneratën e artë të Prishtinës, nga koha e kapitenit Ramadan Cimili, kapitenit Fadil Vokrri, Fadil Muriqit, Sahit Kelmendit, Kujtim Shalës, Skënder Shengylit, Favzi Ramës, Faton Domit, Shefqet Sinanit, Neshet Zhavelit, Mensur Nexhipit, Arbnor Morinës, Rifat Mehinoviqit, Zoran Batroviqit, Xhevdet Muriqit. Jusuf Tortoshit, Edmond Rugovës, Faruk Domit, Petre Gruesvkit, Sllobodan Shuicës, Agim Canës, Ramiz Krasniqit, etj.      

Prej futbollistëve që la gjurmë është edhe malazezi Zoran Batroviqi.

Zoran Batroviqi, sa herë që flet për futbollin, pa e përmendur Prishtinën dhe shqiptarët është e pamundur, për faktin se ka kaluar periudhën më të shkëlqyeshme të karrierës së tij.

Image

Zoran Batroviqi e Fadil Vokrri

Një mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit e çoi si 25-vjeçar në Prishtinë, edhe pse kishte oferta të tjera.

“U interesuan klubet e katërshes së madhe, por një gazetar, miku im i ndjerë Klikovac nga Zeta, përmes korrespondentit të gazetës “Sport” nga Prishtina, Petkoviq, më lidhi me drejtuesit e Prishtinës dhe kështu shkova atje”, kështu ka deklaruar para një kohe Zoran Batroviqi për mediumin malazez “Lobsport” 

Image

Këngëtarja e famshme kroate Tereza Kesovija 30 qershor, 1985

“Pa asnjë dyshim, ishte periudha më e mirë si financiarisht ashtu edhe në aspektin sportiv.

Stadiumi gjithmonë plot, ndërsa unë shkëlqeja në tandem me Fadil Vokrrin. 

Image

Tifozët më donin shumë, dhe edhe sot kur shkoj në Prishtinë më ndalin në rrugë, më respektojnë maksimalisht.

Jam në kontakt me pothuajse të gjithë bashkëlojtarët e asaj kohe, është një lidhje e papërshkrueshme”, kështu e ka përshkruar Batroviqi.

Bashkëlojtari më i mirë?

“Fadil Vokrri. Sulmues i jashtëzakonshëm. U nda nga jeta shumë herët, ishte legjendë dhe mik i madh”, ka thënë Batroviqi.

 Trajneri që ka pasur ndikim të veçantë në karrierën tuaj?

“Dragutin Spasojeviqin ishte i mirë te Buduçnosti nga Podgorica. Fuad Muzuroviq na udhëhiqte te KF Prishtina, ishte figurë e jashtëzakonshme.

Natyrisht edhe Mirosllav Çiro Bllazheviq, elegant, motivues i madh, ishte jashtëzakonisht popullor.

Ai solli këngëtaren Tereza Kesovija në Prishtinë për të kryer goditjen e parë simbolike dhe u shpërndante karafila tifozëve…”, ka thënë Batroviq.

Duhet theksuar se më 30 qershor të viti 1985, java e fundit përkatësisht e 34-të, këngëtarja e famshme kroate Tereza Kesovija ka qenë në stadiumin e Prishtinës, ku e nisi topin nga qendra para 35 mijë shikuesv, ndërsa Prishtina e mposhti Dinamon e Vinkovcit me rezultat 3:1.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit