OKB mirëpret dënimet për vrasjen e Liridonës: Mesazh i qartë se dhuna ndaj grave do të përballet me një përgjigje të vendosur sipas ligjit

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka mirëpritur aktgjykimin e së martës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim.

Në reagim, Koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Malley, ka vlerësuar vendimin si sjellje të drejtësisë dhe përgjegjësi për një krim që ka tronditur Kosovën.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore në Prishtinë sjell drejtësi në rastin e Liridona Ademajt dhe përgjegjësi për një krim që e tronditi thellë Kosovën. Ai dërgon një mesazh të qartë se femicidi dhe dhuna ndaj grave do të përballen me një përgjigje të vendosur sipas ligjit. Ne qëndrojmë pranë fëmijëve të saj, familjes së saj dhe të gjithë atyre që janë ndikuar, dhe ritheksojmë nevojën për veprim më të fuqishëm dhe të qëndrueshëm për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe për të siguruar mbrojtje dhe llogaridhënie”, thuhet në reagimin e Stephen O’Malleyt.


Tutje, ekipi i Kombeve të Bashkuara ka ritheksuar gjithashtu angazhimin për të mbështetur institucionet e Kosovës në avancimin e parandalimit, mbrojtjes dhe qasjes në drejtësi, si dhe në forcimin e përpjekjeve të koordinuara për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit