Deputeti Fatos Geci shpreson në dënim me burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, duke e përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin e Naim Murselit, ka thënë se të njëjtin fat do ta ketë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili po akuzohet në Dhomat e Specializuara për krime lufte.

Geci iu përgjigj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, i cili gjatë seancës parlamentare që ende po zhvillohet u shpreh se deputetët e pushtetit kanë nisur të dridhen për shkak se e kanë ndi erën për kthimin e Thaçit.

“Dua të përshëndes vendimin e gjykatës për dënimin e Naim Murselit dhe ju që shpresoni që lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, u shpreh deputeti i VV-së.

Pas kësaj gjuhe, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ia tërhoqi vërejtjen Gecit.

E më pas fjalën e mori deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila u shpreh se një gjuhë e tillë nuk duhet të tolerohet.

“Ky nuk është kuvend i Serbisë, por i Kosovës. Duhet të sillemi me përgjegjësi karshi deklaratave që i japim. Nuk duhet të tolerojmë kësi gjuhe”, deklaroi Deliu-Kodra.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot (e martë) i ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murselin e Granit Plavën. Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vjet burgim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit