Osmani pas vendimit të gjykatës rastin e Liridona Ademajt: Drejtësia foli qartë, dhuna ndaj grave nuk relativizohet

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt.


Në reagimin e saj, ajo tha se “drejtësia foli me zë të qartë dhe të prerë”, duke shtuar se megjithëse asnjë aktgjykim nuk mund ta kthejë Liridona Ademajn në jetë, vendimi riafirmon parimin se çdo cenim i jetës së grave kërkon përgjigjen më të fortë të drejtësisë.

“Fatkeqësisht, asnjë aktgjykim nuk e kthen kohën prapa dhe nuk e kthen Liridonën në jetë. Mirëpo sot u riafirmua një parim themelor: çdo cenim i jetës së grave kërkon përgjigjen më të fortë të drejtësisë. Ky vendim është një mesazh i qartë se dhuna ndaj grave nuk mund të relativizohet as të tolerohet”, tha ajo.


Ajo po ashtu shprehu ngushëllime për familjen e Liridona Ademajt dhe për të gjitha familjet që kanë humbur të afërmet e tyre si pasojë e, siç u shpreh ajo, femicidit.

“Për Liridonën. Për çdo grua që nuk arriti të mbijetojë. Dhe për çdo vajzë që meriton të rritet e lirë dhe pa frikë, drejtësia do të jetë përgjigja përherë, ndërsa parandalimi, mbështetja dhe fuqizimi do të jenë angazhimi ynë i përditshëm”, përmbyllet postimi i saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit