MINT cakton tavanin – kaq kushtojnë nafta dhe benzina sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara (tavan) për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës, të cilat do të jenë valide për datën 21 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet maksimale të lejuara janë:

Nafta (dizel): 1.68 euro për litër;

Benzina: 1.41 euro për litër;

Gasi: 0.88 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjithë operatorët ekonomikë në vend.

MINT ka njoftuar qytetarët se për çdo parregullsi apo tejkalim të këtyre çmimeve nga pikat e karburantit, mund të adresojnë ankesat e tyre në email adresën [email protected] ose në numrin e telefonit pa pagesë 0800 11000.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit