“Kurti e ka mision poshtërimin e LDK-së”, Matoshi: Do ta zgjedhte presidentin e pas pesë javësh do ta prishte koalicionin

LDK e ka refuzuar ofertën e kryeministrit Albin Kurti, për postin e zv/kryeministrit, të kryetarit të Kuvendit dhe katër ministri, në këmbim të votës për presidentin e vendit, që duhet të jetë nga Vetëvendosje.Kjo u bë sot në takimin e mbajtur mes kreut të LDK-së dhe atij të VV-së.

Analisti politik, Halil Matoshi, në një prononcim thotë se Kurti e ka mision poshtërimin e LDK-së dhe se koalicionin do ta bënte për pesë javë e më pas do ta prishte.

“Albin Kurti e ka mision poshtërimin e LDK-së, d.m.th. ai mësynte ta merrte votën e saj për një President të VV-së për pesë vjet, e ta bënte Lumir Abdixhikun “zëvendës të tij” (siç ka qejf ta quajë, jo zëvendëskryeministër të Republikës por të tij) për pesë javë!? Pastaj do ta prishte koalicionin e t’i rikthente njerëzit e tij në pushtet”, është shprehur ai.

Sipas Matoshit, Kurti nuk njeh bashkëpunim në mirëbesim apo kompromis, por synon autokraci.“Kurti nuk e njeh bashkëpunimin në mirëbesim as kompromisin, ai synon autokracinë e modelit shqiptar, pra mësynë që t’i shkatërrojë grupet politike opozitare dhe të mbetet i vetëm në skenë, për ta instaluar një socializëm doktrinar leninist në Kosovë (shtetin e majtë të modelit kuban ose venezuelian!?) konform asaj që e deklaroi këto ditë në Spanjë, pra ta etablojë frymën antiimperialiste (anti Trump) dhe ta luftojë kapitalizmin si sistem”, ka vlerësuar analisti.

Ndërsa, ai thotë se PDK i ka të qarta kushtet e Kurtit dhe se sipas Matoshi vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.“PDK tashmë i ka të qarta kushtet e Kurtit, ai mund t’i jep vetëm pak pushtet simbolik që i subordinohet atij, por jo edhe Presidentin. Ashiqare vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme sepse Kurti po e përdor frymën popullore që me popullizmin e tij ta nxjerrë nga skena çfarëdo opozitarizmi në Kosovë. Por një ditë, qytetarët edhe mund të kthjellen. Kurrë s’i dihet!?”, ka deklaruar analisti Halil Matoshi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit