Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi ka thënë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.
Sipas tij, kjo po ndodhë për shkak se kryeministri Albin Kurti i deshi të gjitha pozitat për vete.
Azemi theksoi se ai që i dëshiron të gjitha për vete në fund rrezikon t’i bllokojë të gjitha për shtetin.
Postimi i plotë në Facebook:
Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, sepse Albin Kurti i deshi të gjitha pozitat për vete! Për 53 ditë e mbajtën peng gjetjen e një zgjidhje për Presidentin e vendit. Nuk po kërkojnë marrëveshje për shtetin, por nënshtrim për pushtetin e tyre.
Problemi nuk është mungesa e takimeve. Problemi është mungesa e vullnetit të Kurtit për ndarje të drejtë të pushtetit dhe për një marrëveshje që e respekton demokracinë. Kush i do të gjitha për vete, në fund rrezikon t’i bllokojë të gjitha për shtetin.
Pushteti absolut nuk është kompromis. Është arrogancë politike.









