Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk ka pasur synim që të arrijë një marrëveshje për presidentin.
Rukiqi ka theksuar se qëllimi i Kurtit ka qenë ta çojë vendin në zgjedhje.
“Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi arritja e konsensusit apo një marrëveshje për presidentin. Qëllimi ka qenë i qartë: ose president nga VV, ose vendi shkon në zgjedhje”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.









