Dështuan bisedimet – Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Abdixhiku ka deklaruar se dallimet mes palëve mbeten, duke theksuar se LDK kundërshton që posti i presidentit t’i takojë një partie të vetme, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të reja.

“U përpoqëm të gjejmë zgjidhje për presidentin, nuk kam hapur diskutime tjera as për ekzekutiv, në momentin që do zgjidhnim çështjen e Presidentit, do të trajtonim çështje tjera. Unë besoj që me kaq në këto rrethana LDK nuk mund të bëjë më shumë. E lë të hapur për partitë e tjera, kemi bërë përpjekje për 53 ditë. U dakorduam që të mos takohemi më”, e përmbylli Abdixhiku.


Në anën tjetër, Kurti tha se ofertat e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje janë refuzuar dhe paralajmëroi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve, të cilat i cilësoi si të panevojshme dhe me kosto për shtetin.

“Në këtë mënyrë Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, të panevojshme, që i humbin kohë shtetit dhe mjete buxhetit të Kosovës. Së paku 1 milion euro kushtojnë zgjedhjet e reja dhe nuk do të sjellin zgjidhje sepse nuk do ta kemi numrin prej 80 deputetëve për ta bërë kuorumin. Është dashur të përpiqemi më shumë dhe nuk është dashur të refuzohet oferta jonë për qeverisje”, ka deklaruar Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit