Krasniqi: Pushteti nuk blihet me poste, LDK nuk bën pazare

Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet politike dhe negociatat për formimin e institucioneve.

Ajo ka kritikuar idenë e shkëmbimit të posteve për marrëveshje politike, duke e quajtur “llogaritje të gabuar” çdo ofertë që, sipas saj, synon heshtjen ndaj kapjes së institucioneve.

Krasniqi ka theksuar se LDK nuk është ndërtuar mbi pazare politike, por mbi parime dhe qëndrime institucionale.


“Katër ministri dhe një karrige zëvendëskryeministri si çmim për heshtje ndaj kapjes së Presidencë. Llogaritje e gabuar. Pushteti nuk blihet me poste, e aq më pak heshtja ndaj degradimit të institucioneve. LDK nuk është ndërtuar mbi pazare, por mbi parime. Dhe kur rrezikohet rendi institucional, përgjigjja jonë nuk është kompromisi, është qëndrimi konsistent për institucione kushtetuese. Shteti nuk fuqizohet me pazare ditore”, ka shkruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit