Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se i ka dërguar mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, për një takim të mundshëm rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.
Kurti sqaroi se propozimi i mëparshëm i VV-së për zgjidhjen e “ngërçit politik” ishte drejtuar ekskluzivisht LDK-së, ndërsa tani po kërkon dialog edhe me PDK-në.
Kosova ende nuk ka zgjedhur presidentin e ri, proces që kërkon konsensus politik mes forcave parlamentare.









