Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për mundësinë e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në këtë parti.
Ai ka thënë se një përafrim i saj me LDK-në do të ishte një lajm i mirë për vendin dhe për vetë partinë, duke theksuar se ky është një nga qëllimet e tij politike.
“Ky është qëllimi im dhe do të punoj për këtë deri në ditën e fundit”, u shpreh Abdixhiku.
Sipas tij, bashkimi dhe afrimi politik nuk kërkon kushte, por koordinim dhe vullnet për bashkëpunim.









