Vdekja e 19-vjeçares, dyshime për rrjet të organizuar; pista e re e hetimeve

Vdekja e një 19-vjeçareje me origjinë shqiptare vijon të mbetet mister, ndërsa 3 persona ndodhen në qeli, teksa hetimet vijojnë. Viktima e identifikuar me emrin Myrto u braktis në rrugë, teksa më parë ndodhej në një dhomë hoteli me 3 të rinjtë, ku dyshohet se u drogua me kokainë. Nuk dihet nëse e reja u vetëdrogua, apo u detyrua të merrte overdozë, gjë që pritet të zbardhet nga hetimet.

Avokati i familjes së Myrtos deklaroi hapur atë që, sipas tij, qarkullon si informacion në të gjithë ishullin: se në vdekjen e 19-vjeçares në Kefaloni mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

“Vetëm në këtë mënyrë do të dalë në dritë e vërteta për atë që ka ndodhur realisht. Humbja e Myrtos duhet të shërbejë si një kontribut i madh për komunitetin lokal”, tha z. Drakoulógkonas në një intervistë për ERT. Ai la të kuptohet se vdekja tragjike e vajzës mund të bëhet shkak për pastrimin e Argostolit dhe të gjithë ishullit nga individë me sjellje të paligjshme, përpara se të ketë viktima të tjera.

“Nga atmosfera dhe nga ato që kanë dalë në pah, rezulton se ka edhe persona të tjerë që lëvizin në këtë ambient, të cilët kanë kontakte telefonike dhe në internet me persona të caktuar, në vendin konkret. E kuptoni se çfarë dua të them… Është e qartë se duhet të hetohet diçka tjetër më tej”, shtoi avokati, duke dhënë më shumë sqarime.

Ai shtoi se për të zbardhur plotësisht ngjarjen duhet të hetohen katër orët e mëparshme, por edhe katër ditët e mëparshme, për të parë si arritëm në atë dhomë specifike dhe në çfarë kushtesh dhe rrethanash.

Duke folur të shtunën në mbrëmje në televizionin Star, ish-polici Giorgos Kalliakmanis deklaroi se “pika që derdhi gotën” në lidhje me çështjen e drogës ishte vdekja e të resë. Ai zbuloi gjithashtu se “ekzistonte një plan për ta nxjerrë vajzën në prostitucion”, plan që nuk u realizua për shkak të përfundimit tragjik të Myrtos.

Ai shtoi se në dhomën ngjitur ndodhej edhe një vajzë tjetër 18-vjeçare, duke lënë të kuptohet se rasti i Myrtos mund të mos ketë qenë i izoluar, por se pas tij mund të qëndrojë një organizim më i gjerë.

Sa i përket përpjekjeve të mjekëve, z. Drakoulógkonas sqaroi se edhe nëna e vajzës konfirmoi praninë e menjëhershme të stafit mjekësor në spital. “Nëna më konfirmoi se të gjithë ishin në vendet e tyre, mjekë dhe punonjës, që në momentin e parë kur ndodhi ngjarja. Përveç kësaj, ishim informuar edhe nga vetë ata në ditët e mëparshme”, tha avokati i familjes së 19-vjeçares.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit