Veton Surroi për Gjykatën Speciale: Pushteti në krye me Hashim Thaçin bëri presion për ta votuar, rast unikal

Publicisti Veton Surroi ka rikujtuar rrethanat në të cilat u themelua Gjykata Speciale, duke e cilësuar atë si një rast unik të presionit të drejtpërdrejtë nga pushteti vendor.

Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me aktivistin dhe gazetarin Blerim Shala, Surroi theksoi se në atë kohë kishte një ndërthurje të presionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar.

Sipas Surroit, pushteti në Kosovë, në krye me Hashim Thaçin, ushtronte presion për votimin e Gjykatës Speciale, ndonëse ajo dilte jashtë “një koncepti të normalitetit”.

“Është rast unikal që ushtrohet presion nga pushteti, nga vetë pushteti në krye me Hashim Thaçin, për të votuar për një Gjykatë Speciale, e cila qartazi në atë kohë dilte jashtë një koncepti të normalitetit”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit