Edward Jospeh, profesor amerikan, ka dhënë ditë më parë një intervistë për Radio Evropën e Lirë, ku ka folur për shumë tema rreth Kosovës, Serbisë dhe ndryshimeve ndërkombëtare.
Joseph ka pasur një këshillë për kryeministrin kosovar, Albin Kurti.
“Me Aleksandar Vuçiqin të dobësuar dhe Serbinë që hyn në një periudhë të tensionuar zgjedhore, nën një vëzhgim gjithnjë e më të madh nga BE-ja, Kosova mund të shfaqet si një burim stabiliteti.
Për ta arritur këtë, kryeministri Kurti duhet të heqë dorë nga populizmi i tij përçarës. Ai duhet të ndërtojë konsensus për një president të ri, duke shmangur zgjedhjet e përsëritura që janë të panevojshme dhe shpërqendruese.
Në këmbim, Kosova mund të presë mbështetje të re në Bruksel, në kryeqytetet e BE-së dhe në Uashington” – ka thënë ai, ndër të tjera.









