Serbi trondit serbët për Xherdan Shaqirin: Ja si veproi ndaj meje

Futbollisti Xherdan Shaqiri si gjithmonë me zemër të madhe.

Emri i madh i futbollit që kudo që shkoi lartësoi shtetin e Kosovës.

Fakt interesant është deklarata e një futbollisti të ri serb për kapitenin e Baselit, Xherdan Shaqiri.

Ish-futbollisti i Çukariçkit nga Beogradi zbulon gjithçka, si e priti Xherdan Shaqirin te FC Baseli!

Andrej Baçanin, ka zbuluar detaje interesante nga fillimi i aventurës së tij te Baseli në Zvicër.

Ai mbërriti verën e kaluar si një investim i madh në radhët e Baselit, si një futbollist mbi të cilin klubi llogarit seriozisht për të ardhmen.

Ish-talenti i Çukariçkit dhe reprezentuesi i ri i Serbisë, Andrej Baçanin, që në hapat e parë, në zhveshtoren e Baselit, u përball me shikimin e Xherdan Shaqirit dhe futbollistëve të tjerë me prejardhje shqiptare.

“Baseli më priti krahëhapur.

Para së gjithash klubi: më me përvojë, si Albian Ajeti, portieri Marvin Hic dhe kapiteni Xherdan Shaqiri, qëndruan pranë meje, si lojtarit më të ri të ekipit të parë.

Publikun ndoshta e intereson më së shumti marrëdhënia ime me Shaqirin.

Në ekipin tonë nuk bëjmë asnjë dallim se nga vjen kush’, tha Baçanin për portalin serb “Sportklub”.

Ai zbuloi edhe fjalët e para që i tha Shaqiri:

“Më priti me fjalët: ‘Vëlla, këtu jam lindur e rritur, më thuaj çfarëdo që të duhet për të ndihmuar’.

Janë fjalë të mëdha, një shtysë e fortë për një futbollist të ri.

Ndeshjet mbartin shumë sfida, emocione dhe adrenalinë, gjithçka është ndryshe.

Ndonjëherë gjërat dalin jashtë kontrollit, por Shaqiri ka brenda vetes forcën e një personaliteti pozitiv’.

Baçanin tregoi edhe pse nuk ishte në listën e selektorit të të rinjve të Serbisë, Gordan Petrić, për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në qershor në Uells, ku Serbia është në grup me Italinë, Ukrainën dhe Kroacinë.

Më 7 mars të këtij viti, Andrej Baçanin mbushi 19 vjeç, ndërsa verën e kaluar u transferua nga Andrej Çukariçki te FC Baseli për 2 milionë euro, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2030.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit