Fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP, Big Brother VIP, Selin Bollati, ka folur për herë të parë pas triumfit të saj, duke ndarë emocionet dhe përjetimet e rrugëtimit 120-ditor në shtëpinë më të famshme.
Ajo ka përshkruar eksperiencën si një periudhë të mbushur me emocione, surpriza dhe sfida, duke theksuar se fitorja ka qenë një përmbyllje e veçantë e këtij rrugëtimi.
“Kam fituar dashurinë e publikut dhe vetveten, kjo është fitorja më e madhe për mua,” është shprehur ajo, duke shtuar se ende po përjeton emocione të forta pas daljes nga izolimi.
Në intervistën e saj, Bollati ka folur edhe për marrëdhënien me Gimbon, duke lënë të kuptohet se mes tyre pritet të vazhdojë një raport edhe jashtë kamerave.
Ajo ka përmendur gjithashtu momentet emocionale të spektaklit final, përfshirë surprizat familjare që e kanë prekur thellë gjatë natës së fitores.









