Marta Kos: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE në 2030 ose më herët

Komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian edhe para vitit 2030, nëse vijon me ritmin e reformave dhe përmbush kriteret e kërkuara.

Në një intervistë për Atlantic Council, Kos theksoi se progresi i Shqipërisë dhe Malit të Zi është inkurajues, duke shtuar se Mali i Zi mund të jetë vendi i radhës që i bashkohet BE-së.

Duke folur për idenë e një “anëtarësimi të lehtësuar”, të përmendur në një letër të përbashkët nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ajo u shpreh qartë se nuk mbështet një model të tillë.


“Nuk ka anëtarësim të lehtë. Ose je anëtar dhe merr të gjitha të drejtat, ose nuk je anëtar,” tha Kos, duke theksuar se procesi i zgjerimit duhet të bazohet në përmbushjen e plotë të kritereve të BE-së.

Sipas saj, detyra e Komisionit Evropian është të ndihmojë vendet kandidate që të arrijnë standardet e nevojshme për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit