I forti i Kosovës, Bujar Muli, i njohur me nofkën “Herkulesi”, po përgatitet maksimalisht për sfidën e madhe të 18 korrikut, nga ora 17:00–18:00, në palestrën e sportit në Vushtrri, ku synon të thyejë një rekord botëror.
Por me çfarë merret i forti i Kosovës përveç sporteve ekstreme, ngritjes së peshave dhe performancave ku ndalon makina me trupin e tij?
“Jam i certifikuar për truprojë evropiane.

Bujar Muli
Punoj edhe në sigurim kur ka nevojë për persona që kanë probleme.
Po ashtu, kur vijnë VIP-at, domethënë jam unë ai që i përcjell me grupin tim, ku jam edhe truprojë e një italiani.

Këngëtarët me famë botërore që i kam ruajtur janë Lacrim, Carrisi, si dhe Willy William.
Ndërsa nga estrada e Kosovës, thuajse më shumë se gjysmën i kam ruajtur,” – ka thënë Muli.









