Ngjarje e rëndë në Itali: 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Cossombrato të Astit pranë Torinos, ku një 59-vjeçar shqiptar dyshohet se ka vrarë ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, përpara se t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kulla e kështjellës së qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar është A.K, i cili jetonte në Itali prej rreth 20 vitesh, ashtu si edhe viktima D.K.

Dyshohet se burri kishte tentuar disa herë të rikthehej me ish-partneren, por ajo kishte refuzuar për shkak të një marrëdhënieje të re, shkruan TopChannel.


Sipas hetimeve fillestare, 59-vjeçari i ka sulmuar viktimat me një mjet pune të mprehtë, duke i goditur për vdekje.

Më pas, ai është ngjitur në kullën e kështjellës, ku ka pasur akses për shkak të punës së tij si kopshtar, dhe është hedhur, duke humbur jetën në vend.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit