Deklarimi i pasurisë: Lumir Abdixhiku raporton shtëpi 150 mijë euro të trashëguar

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një shtëpi në vlerë 150 mijë euro që ka thënë se e ka të trashëguar.

Si pronë të përbashkët ai ka deklaruar një shtëpi në vlerë 200 mijë euro dhe një banesë në vlerë 265 mijë euro. Ndërkohë që ka deklaruar edhe dy banesa në emër të bashkëshortes.

Para të gatshme në llogari Abdixhiku ka deklaruar se i ka 386 euro në një llogari bankare nga paga dhe kursimet si dhe 4915 euro në një llogari tjetër bankare nga paga.

Abdixhiku ka deklaruar të hyra vjetore dy paga atë si deputet dhe nga kolegji “Riirnvest”, të parën në vlerë 16 mijë e 889 euro dhe dytën në vlerë 24 mijë euro.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit