Sot varrosen 35-vjeçari dhe dy fëmijët e tij nga Malisheva, pas tragjedisë së zjarrit

Sot në ora 18:00, në varrezat e fshatit Gurbardh, varrosen Ilir Berisha dhe dy fëmijët e tij, të cilët humbën jetën në një zjarr tragjik që ka ndodhur dje në Malishevë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Mirëdita”, ku si pasojë e zjarrit në një banesë humbën jetën babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, një djalë dhe një vajzë të moshës 9 dhe 12 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë menjëherë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, ndërsa viktimat u konfirmuan të vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa familja dhe qytetarët i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit viktimave të kësaj tragjedie.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit